Vlerësim online
Ndaj radiografitë dhe nevojat e tua. Merr orientimin fillestar dhe një plan paraprak.
Konsultë falas ↗
Shërbim i koordinuar për pacientët ndërkombëtarë: nga vlerësimi i parë online deri te qëndrimi në Tiranë.
Ndaj radiografitë dhe nevojat e tua. Merr orientimin fillestar dhe një plan paraprak.
Orientim për fluturimet dhe transport falas midis aeroportit, hotelit dhe klinikës.
Hotele të përzgjedhura pranë klinikës, përkthim dhe mbështetje e ekipit në çdo fazë.
Trajtim i koordinuar, udhëzime të qarta dhe mbështetje edhe pas kthimit në shtëpi.
Mund të kërkosh një konsultë paraprake me partnerët zyrtarë në Brescia përpara udhëtimit.
Le të flasim →Të udhëtosh dhe të përkujdesesh për shëndetin tënd oral është një trend global që po përhapet me shpejtësi – dhe Grand Dental është lider në Shqipëri në këtë drejtim!
Nga stomatologë të certifikuar me teknologji të gjeneratës së fundit.
Kujdes profesional me kosto më të ulët krahasuar me vendet europiane.
Të gjitha trajtimet realizohen sipas standardeve evropiane të sterilizimit dhe higjienës. Mjedise të pastra, pajisje të dezinfektuara dhe kujdes i personalizuar për çdo pacient.
Procedurat që zakonisht zgjasin javë të tëra jashtë, mund të përfundojnë për disa ditë në Shqipëri – falë stafit të organizuar dhe teknologjisë moderne.
Shqipëria po kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara për turizmin dentar në Evropë. Kombinimi mes cilësisë së lartë të trajtimeve, çmimeve të përballueshme dhe mikpritjes shqiptare e bëjnë vendin tonë një zgjedhje ideale për kujdesin oral.
E themeluar në vitin 2012 nga dy profesionistë me përvojë ndërkombëtare, Dr. Dori Laçi dhe Dr. Ramiz Çelmanaj , Grand Dental Hospital është sot një nga klinikat lider në Shqipëri për kujdesin dentar të standardeve europiane.
Misioni ynë është i qartë: të ofrojmë trajtime të avancuara, të sigurta dhe estetike, duke i dhënë çdo pacienti buzëqeshjen që meriton.
Me një gamë të plotë shërbimesh dentare – nga procedurat rutinë deri te ndërhyrjet më komplekse kirurgjikale dhe estetike – kujdesemi për çdo detaj të shëndetit dhe bukurisë së dhëmbëve tuaj.
“Teknologji. Eksperiencë. Buzëqeshje.”
Trajtimet tona dentare janë të personalizuara për çdo pacient dhe të vlerësuara nga turistë nga e gjithë bota – falë kujdesit profesional, standardeve të larta dhe një ambienti të ngrohtë e mikpritës.
Jeni gati për të kombinuar pushimet me kujdesin dentar profesional?
Shëndeti juaj oral meriton më të mirën!
Udhëtoni, vizitoni dhe trajtohuni – të gjitha në një përvojë unike në zemër të Tiranës!
Në Grand Dental Hospital , ne ofrojmë trajtime implantologjike të avancuara, me fokus tek teknologjia moderne. Përfitoni zëvendësim të qëndrueshëm dhëmbësh në një klinikë me standarde ndërkombëtare dhe trajtim të personalizuar.
Duket si dhëmbi yt origjinal.
Të lejon të përtypësh, flasësh dhe buzëqeshësh pa problem.
Kujdes i saktë dhe i kujdesshëm, me më pak dhimbje dhe shërim më të shpejtë.
Parandalon humbjen e masës kockore.
Ndryshe nga urat tradicionale, nuk ka nevojë për shkatërrim të dhëmbëve përreth.
Kurorat Zirkoni janë të forta, rezistente ndaj konsumit dhe ofrojnë një pamje natyrale, perfekte për dhëmbët e pasmë dhe të përparmë.
Fasetat E-Max janë ideale për përmirësimin estetik të buzëqeshjes – ultra të holla, të forta dhe me transparencë që imiton dhëmbët natyralë.
Ne investojmë vazhdimisht në inovacion dhe teknologji moderne për t’ju ofruar trajtimet më të avancuara dhe më të besueshme në kujdesin dentar.
Zgjidhje funksionale dhe estetike për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar. Ofrojmë proteza të personalizuara, të lëvizshme apo fikse, që përshtaten në mënyrë perfekte me gojën tuaj dhe përmirësojnë cilësinë e jetës suaj.
Lehtësojnë ngrënien dhe përmirësojnë tretjen.
Ndihmojnë në artikulimin e fjalëve duke zëvendësuar dhëmbët e munguar.
Buzëqeshje më natyrale dhe pamje më e kompletuar e fytyrës.
Krahasuar me implantet, protezat janë më të përballueshme.
Përshtaten në mënyrë të saktë me strukturën e gojës.
Zgjidhje e padukshme. Rezultate të dukshme.
Në Grand Dental Hospital, ju prezantojmë maskerinat transparente IM® Invisible – një metodë moderne, estetike dhe efikase për drejtimin e dhëmbëve, e përshtatur për të rritur dhe të rinj që kërkojnë rezultate pa pasur nevojë për aparate tradicionale metalike.
Maskerinat janë krejtësisht transparente – askush nuk do ta kuptojë që po i mbani.
Të krijuara me precizion për gojën tuaj, për rehati maksimale dhe efektivitet të garantuar.
Hiqen dhe vendosen me lehtësi – mund t’i hiqni gjatë ngrënies, larjes së dhëmbëve apo në raste të veçanta.





















Kontaktoni ekipin për ofertat e disponueshme dhe një preventiv sipas nevojave tuaja. Rrugëtimi mund të nisë me një konsultë fillestare online falas.
Propozimi fillestar konfirmohet pas vlerësimit klinik. Na kontaktoni për rastin tuaj dhe kushtet e ofertës aktuale.